Lajçak kërkon nga Vuçiq progres në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Mostar të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati sllovak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët. “Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025