Emisari special i Bashkimit Evropia, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia, që ta pranojnë planin dhe ta nënshkruajnë atë.
Ai mes tjerash u shpreh se nuk vijnë me kërcënime apo ultimatume, rreth kësaj çështjeje, për shkak se qëllimin e kemi drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
”Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioze dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”.
Teksa ai ka komentuar edhe raportimet e mediumut serb, Danas, i cili publikoi ditë më parë një verzion të planit të propozuar për të dyja palët.
Megjithatë Lajçak nuk ndërron qëndrim, teksa thotë se propozimi është më i miri i mundshëm.
”Nuk do të komentoja të njerëzit tjerë, por kemi pasur një diskutim shumë serioz se përse ky propozim është i mirë, vërtetë besojmë se është propozimi më i mirë i mundshëm dhe çfarë do të sjellë? cilat do të jenë pasojat e arritjes së marrëveshjes dhe çfarë mund të presim nëse nuk arrihet marrëveshje”.