Xhudsitja kosovare Distria Krasniqi ka reaguar për herë të parë pasi në Lojërat Olimpike në Paris i stolis me medaljen e argjendtë, një tjetër sukses ky historik për xhudon dhe sportin e Kosovës në përgjithësi.
Përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Krasniqi ka thënë se ky rrugëtim ishte i mbushur me shumë sakrifica, por që ka shtuar se ndihet krenare për atë që ka arritur.
Ajo më tutje ka falënderuar trajnerin Driton Kuka për punë e bërë së bashku me të.
“Një falenderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse. Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër. Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm”, ka shkruar në fund Dsitria Krasniqi.