Ky është qyteti më i mirë për të jetuar në botë
Lexohet për: 2 min.
Vjena
2 vite më parë
Linku u kopjua

Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) ka renditur dhjetë vendet më të mira dhe dhjetë më të këqijat për të jetuar në botë në vitin 2022. Indeksi vlerësoi 172 qytete në pesë kategori: kulturë, kujdes shëndetësor, arsim, infrastrukturë dhe argëtim.

Qytetet evropiane dhe kanadeze dominojnë falë faktorëve të tillë si stabiliteti dhe infrastruktura e mirë.

Banorët e këtyre qyteteve kanë mundësi të shumta për kulturë dhe argëtim. Vit pas viti, qytetet në Austri dhe Zvicër renditen lart në listat e cilësisë së jetës falë një ekonomie social-kapitaliste të zhvilluar mirë.

Nuk ka asnjë qytet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të listës dhe Atalanta renditet më e mira në vendin e 26-të.

Vjena u shpall vendi më i mirë për të jetuar. Vjena kryesoi listën për 2018 dhe 2019, por zbriti në vendin e 12-të në vitin 2021. Në përgjithësi, Vjena mori një rezultat prej 95.5/100. Vjena mori 95 pikë për stabilitetin, 83.3 për kujdesin shëndetësor, 98.6 për kulturën dhe mjedisin dhe 100 për arsimin dhe infrastrukturën.

Në vendin e dytë është kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, i treti është Cyrihu, Zvicër, i katërti dhe i pesti janë qytetet kanadeze të Cagliarit dhe Vankuverit, i gjashti është Gjeneva, i shtati është Frankfurti, i teti Toronto, i nënti  Amsterdami dhe vendi i dhjetë është i përbashkët - Osaka e Melburni.

Lista e dhjetë qyteteve më të këqija për të jetuar dominohet nga qytete nga Azia dhe Afrika.

Përveç Damaskut, i cili është më i keqi për të jetuar dhe Lagosi që vijon, lista e dhjetë qyteteve më të këqija për të jetuar përfshin gjithashtu Tripoli, Algjeri, Karaçi, Port Morsby, Daka, Harare, Duala dhe Teherani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025