Ky është personi që kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj
Lexohet për: 2 min.
Venezia, mini-acqua alta senza Mose, allagata solo San Marco
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale "Shpërdorim i pasurisë së huaj".

Sipas policisë, me datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores "Franga" me lokacion rruga “Mark Kaçinari”, në Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro “,  ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

“Ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t'i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024