Ky është numri i zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Ky është numri i zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç u tha parregullsive të shfaqura.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se zarfet janë anuluar për shkak se në disa prej tyre ishin vetëm regjistrimi për votim dhe jo fletëvotimi.

Në anën tjetër, ai tha se numërimi i votave për kandidatë për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka nisur në 18 komuna, ndërkaq në tetë të tjera do të nisë sot.

Sipas tij, vonesat në komunat e tjera po ndodhin për shkak të problemeve teknike.  Mirëpo, anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Sekretariati që të kenë një plan B nëse bie sistemi dhe të fillojë numërimi manual.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025