Ky është i riu që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë, Ramosaj shprehet i tronditur
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shkumbin Hebibaj nga Baballoqi i Deçanit është personi që u godit për vdekje të hënën nga një veturë pran Ministrisë së Arsimit në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka publikuar fotografinë e të riut dhe është shprehur i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur në kryeqytet. Ai është lutur që familja të ketë forcë për ta përballuar dhimbjen.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Prokuroria ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë e dyshuara për shkaktimin e aksidentit të trafikut në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë vdiq një këmbësor.

Rasti ka ndodhur të hënën pran ministrisë së Arsimit, rreth orës 12:40, ndërsa të përfshirë ishin këmbësori tashmë i ndjerë dhe një veturë.

https://kosovapress.com/admin/aksident-para-mashti-it-dyshohet-se-ka-humbur-jeten-nje-person/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025