Kuvendi zgjodhi anëtarët e bordit të KPMM-së
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Kryesues i Bordit do të jetë Habib Basholli, i cili mori 71 vota të deputetëve, ndërkaq anëtarë, Nasuf Mjekiqi dhe Bahri Karaça.

Krahas kësaj, Kuvendi në seancën e sotme  miratoi edhe rekomandimet  për raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe konfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”, si dhe raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk hodhi në votim projekt-rezolutën për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024