Kuvendi zgjedh anëtarin e KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi i Kosoves 71022 (6 of 18) (15)
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Emine Avdyli Pozhari dhe Dardan Vuniqi kanë qenë dy kandidatët për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike. Kuvendi i Kosovës zgjodhi Dardan Vuniqin me 49 vota, i cili do të ketë mandat pesë-vjeçar.

Në seancën e sotme plenare, me votë të fshehtë deputetët kanë votuar për Emine Abdyli Pozharin nga Universiteti i Prishtinës dhe Dardan Vuniqin nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

Pas votimit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka treguar për numrin e votave nga dy kandidatët.

“Votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakultetit Juridik të Republikës së Kosovës janë: në votim kanë marrë pjesë gjithsej 90 deputetë, të pavlefshme janë pesë fletëvotime. Emine Abdyli Pozhari ka fituar 36 vota, Dardan Vuniqi ka fituar 49 vota”, tha ajo. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024