Kuvendi i Kosovës me 67 vota për ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik kompanisë “KOSMONTE FOODS”. Përkrahje një vendimi të tillë i dhanë deputetët e shumicës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët e partisë opozitare, AAK.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se përmes këtij vendimi do të ketë një investim mbi 11 milionë euro të kompanisë dhe punësim të rreth 300 personave në përudhën afatmesme 2021-2025.
Në seancën e sotme Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për mbeturina. Ndërsa nuk miratuan Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor të KQZ-së për vitin 2020 dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020.