Kuvendi miraton Projektligjin për rrugët
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare, ka miratuar një sërë projektligjesh. Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër Projektligjit për rrugët, Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave, ndërkaq u miratua edhe Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028, raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022, po ashtu raporti për gjendjen në mjedis për vitin 2022, si dhe rezoluta për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022.

Krahas kësaj, në mungesë të kuorumit, kuvendi dështoi të miratoi të miratojë Projektligjin për verëra dhe Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Në këtë seancë s’po marrin pjesë deputetët opozitarë. Të njëjtit pasi dështoi të themelohet komisioni hetimor parlamentar për kontratat njëburimore lëshuan sallën./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024