Kuvendi miratoi tri marrëveshje ndërkombëtare
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Në seancën parlamnetare, 81 deputetë kanë votua për, nëntë kundër dhe asnjë abstenim për marrëveshjen ndërkombëtare e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Po ashtu, me 88 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim është votuar edhe marrëveshja e kredisë për projektin-korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, mes  Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Deputetët kanë miratuar edhe marrëveshjen e tretë me 90 vota pro, e cila ka të bëjë me projektin ”Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025