Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për situatën epidemiologjike me COVID-19
Lexohet për: 2 min.
Seanca e jashtezakonshme plenare (7 of 32)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit ka shënuar rritje duke shënuar shifra rekorde. Vetëm të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se 4 mijë e 397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lidhur me situatën e epidemiologjike me COVID-19 do të mbahet edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Pikë e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për gjendjen e pandemisë me COVID-19 në Kosovë.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë në orën 11:00.

Situata e rënduar pandemike në vend ka qenë shkak edhe që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar të mërkurën para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë raportimit Latifi u shpreh se javëve të fundit vendi ynë po ballafaqohet me një rritje të shpejt të rasteve pozitive me dominim të variantit Omicron, por theksoi se krahas kësaj rritje numri i të hospitalizuarve në klinika dhe spitalet vazhdon të jetë i ulët. 

Latifi paralajmëroi edhe mbylljen  shkollave në rast të përkeqësimit të situatës pandemike, ndërsa u shpreh se vazhdimisht janë duke e përcjell gjendjen dhe nuk përjashtoi mundësinë e rishikimit të masave anti-COVID.

Latifi duke folur për situatën me COVID-19 u shpreh se Kosova sa i takon rasteve të vdekjeve ka më pak raste krahasuar me vendet e rajonit.

Kujtojmë se po ashtu për shkak të rritjes së rasteve pozitive, qeveria vendosi masat antiCOVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi me 22 janar. Masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.

E aktualisht në vend janë 25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve pozitive është në Komunën e Prishtinës.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bmbi-4-mije-raste-te-reja-me-covid/
https://kosovapress.com/admin/afer-9-mije-raste-aktive-me-covid-19-ne-prishtine/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8blatifi-nese-kemi-perkeqesim-te-gjendjes-do-te-mbyllen-shkollat-mund-te-kete-edhe-rishikim-te-masave/
https://kosovapress.com/admin/latifi-masat-jane-marre-si-rezultat-i-situates-epidemiologjike-kosova-me-me-se-paku-raste-te-vdekjes-ne-rajon/
https://kosovapress.com/admin/qeveria-nuk-perjashton-mundesite-per-mbylljen-e-shkollave/
https://kosovapress.com/admin/shskuk-132-paciente-te-konfirmuar-me-covid-19-pozitive-35-post-covid/
https://kosovapress.com/admin/shqiptohen-405-gjoba-ndaj-qytetareve-qe-nuk-respektuan-masat-anticovid-19/
https://kosovapress.com/admin/afer-17-mije-qytetare-vaksinohen-me-dozen-e-trete-anticovid-19/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025