Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, diskutohen “skandalet” në KEK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi i Kosoves
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës pritet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ky debat është ftuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi për në orën 12:00.

Iniciuesi i kësaj seance, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për KosovaPress se është e domosdoshme që Kuvendi të diskutojë skandalet në KEK dhe problemet e vazhdueshme në fushën e energjetikës.

Sipas tij, në sektorin e energjisë elektrike ka keq menaxhim të theksuar, derisa përmend publikimin e mesazheve të koordinatores së partisë në pushtet, LVV-së, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi.

https://kosovapress.com/kuvendi-me-seance-urgjente-ne-pikepyetje-pjesemarrja-e-shumices-parlamentare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024