Bashkatdhetarët sot e nesër mund të vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetët.
Gjatë vizitës së tyre, ata kanë treguar se çfarë cilat do të ishin porositë dhe rekomandimet e tyre për deputetët lidhur me punën e tyre legjislative.Një qytetare e cila jeton në Zvicër, Bedrije Oruglica është ankuar se fëmijët në çerdhe në Kosovë qëndrojnë të mbyllur. Përveç kësaj, çerdhet janë shumë afër rrugës.
Ndërsa, Shaqir Kosumi nga Gjermania, kishte ardhur në Kuvend për t’i shpjeguar fëmijëve historinë e kuvendit dhe njerëzve në pushtet.
Edhe Hilmije Sadiku, e cila jeton në Finlandë që 32 vjet ka theksuar se deputetët duhet të angazhon më tepër në të mirë të qytetarëve të vendit.
Nga ana e deputetëve, Avni Dehari nga LVV-ja ka theksuar se mërgimtarët kanë shprehur interesim të madh për punën e institucioneve dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ata përballen.
Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për mërgimtarët edhe nesër.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.