Kuvendi gjatë kësaj jave mban tri seanca
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi gjatë kësaj jave mban tri seanca
Kryesia e Kuvendit1234
20/04/2026 - 15:12
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri seanca gjatë kësaj jave. Deputetët do të mblidhen të enjten në seancë të rregullt, derisa të premten do të mbajnë dy seanca, një solemne në nderim të kongresistit Eliot Engel, i cili ndërroi jetë ditë më parë si dhe një seancë tjetër plenare.

Këto i bëri të ditura kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, e cila tha se të enjten në rend të ditës janë disa projektligje që do të shqyrtohen në lexim të dytë, ndërkaq në seancën e së premtes do të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe anëtarët e Bordit të RTK-së si dhe KPM-së.

“Vendosëm që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit. Secila prej tyre është më e rëndësishme sesa tjetra, duke marrë parasysh obligimet që i kemi para qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast seanca e parë do të mbahet me 23 prill, e enjte prej orës 10:00. Seancat e tjera do të mbahen të premten, një dedikuar kongresmenit Eliot Engel si seancë solemne. Tjetra me pika të rendit të ditës, projektligje, marrëveshje ndërkombëtare. Bordi i RTK-së, bordi i KPM-së”, tha ajo. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026