Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për zgjedhjen e Presidentit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për zgjedhjen e Presidentit
gjykata kushtetuese
30/03/2026 - 17:45
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën e parashtruar nga Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka vendosur njëzëri që të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve, duke e konsideruar atë të papranueshme.

Po ashtu, është refuzuar edhe kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme.

Gjykata ka bërë të ditur se vendimi do t’u kumtohet palëve të përfshira dhe do të publikohet në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas vendimit, ai hyn në fuqi menjëherë.

Në njoftim theksohet se teksti i plotë i vendimit tashmë u është dorëzuar palëve dhe është publikuar në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa publikimi në Gazetën Zyrtare do të bëhet brenda afateve ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026