Gjykata Kushtetuese e vendit bën të ditur se vendimi lidhur me dekretin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të merret pasi të përfundojë shqyrtimi i plotë i të gjitha çështjeve kushtetuese që lidhen me rastin në fjalë.
Kështu, Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars.
Ndërkohë, më 5 mars 2026, Kuvendi i Kosovës kishte mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, të thirrur me kërkesë të 42 deputetëve të Lëvizja Vetëvendosje, me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Në seancën e 5 marsit, LVV i paraqiti dy kandidatë për postin president, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun. Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare.
Ndërsa. presidentja Vjosa Osmani, në mëngjesin e 6 marsit nxori dekretin për shpërdarjen e Kuvendit të Kosovës dhe e mbajti po atë ditë një takim me subjektet politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme.Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
