Kushtet ekstreme të motit në Volos: një i vdekur dhe një i zhdukur
Lexohet për: 1 min.
greqiaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një burrë ka vdekur pasi kushtet e renda të motit kanë goditur rajonin e Magnezisë dhe qytetin e Volos të Greqisë.

I moshuari, bari, humbi jetën kur një mur ra mbi të nga presioni i sasisë së madhe të ujit në rajonin e gjerë të Ano Volos, teksa përpiqej të arrinte në një zonë ku kishte dhentë.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Aghia Ekaterinit, Volos, për të gjetur një burrë që u përfshi nga përmbytjet në rritje. Burri 34 vjeç, po tentonte të kalonte me makinën e tij një përrua në Aghia Paraskevi kur hapi derën dhe u përfshi nga ujërat. Djali i të zhdukurit, i cili ndodhej në makinë, është shëndoshë e mirë.

Ndërkohë rajoni i Magnezisë është përballur me stuhi të forta gjatë natës që zgjatën mbi 10 orë dhe dukuritë pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.

Sipas informacioneve, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në Volos.

Bubullimat ranë pandërprerë nga mesnata e së hënës deri në orën 09:00 të së martës./ ANA-MPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025