Kush vazhdon tutje? Formacionet e mundshme të Arsenalit dhe Liverpoolit
Lexohet për: 1 min.
2-ArsLiv
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 17:30 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i derbit anglez mes Arsenalit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për raundin e 1/32 të FA Cup.

Të dy skuadrat u kualifikuan direkt në këtë raund, ndërsa në rast barazimi sot ndeshja do të përsëritet, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat për herë të fundit u përballën në “Anfield Road” më 23 dhjetor të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja u mbyll me barazim 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Takehiro Tomiyasu, Mohamed Elneny, Thomas Partey, Jurrien Timber dhe Fabio Vieira, kurse te Liverpooli mungojnë Salah, Endo, Doak, Tsimikas, Alcantara, Bajcetic, Robertson, Matip dhe Szoboszlai.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Jesus, Martinelli

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Gomez; Jones, Mac Allister, Gravenberch; Jota, Gakpo, Diaz

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024