Kush fitoi sot në çerekfinalet e Ligës së Konferencës?
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Përveç Ligës së Evropës, ndeshje të fazës së çerekfinales u zhvilluan edhe në një tjetër garë evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.

Skuadrat si Olympiacos, Aston Villa dhe Club Brugge gjetën fitoren në ndeshjet e para të çerekfinales së kësaj gare, raporton KosovaPress.

Olympiacos e mposhti 3:2 skuadrën e Fenerbahces, ndërsa Aston Villa shënoi fitore me shirat 2:1 kundër Lille të Edon Zhegrovës.

Ndërkaq, Club Brugge e mposhti 1:0 skuadrën e PAOK.

Ndeshja e vetme e cila nuk prodhoi fitues por as edhe gola ishte ajo mes Plzen dhe Fiorentinas, që u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Konferencës:

Olympiacos 3:2 Fenerbahce

Plzen 0:0 Fiorentina

Aston Villa 2:1 Lille

Club Brugge 1:0 PAOK

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024