Kush është sportistja e fundit që e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024?
Lexohet për: 1 min.
9-Hana Beiqi
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Dalëngadalë, Lojërave Olimpike Paris 2024 për Kosovën po ju vjen fundi.

Atletja, Gresa Bakraçi garoi sot në disiplinën vrapim 800 metra, ku përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda, e në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta, raporton KosovaPress.

Bakraçi ishte sportistja e parafundit e ekipit kosovar olimpik në Olimpiadën në Paris.

Por kush është sportistja e fundit që e përfaqëson Kosovën në LO Paris 2024?

Notarja, Hana Beiqi do të garojë nesër në 50 metra not në stil të lirë. Gara e Beiqit pritet të fillojë nga ora 10:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024