Kusari–Lila takon ambasadorin e Turqisë, bisedohet për zbatimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kusari–Lila takon ambasadorin e Turqisë, bisedohet për zbatimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë
KUSARI LILA - ANGILI1234
26/02/2026 - 20:06
Linku u kopjua

Zbatimi i Marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ishte pika kryesore e diskutimit në takimin e sotëm të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Sipas njoftimit të MINTI-t në këtë takim u diskutua edhe bashkëpunimi institucional me theks të veçantë në uljen e deficitit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, në njoftim thuhet se temë e këtij takimi ishte edhe organizimi i Forumit të dytë ekonomik Kosovë–Turqi, i cili këtë vit do të mbahet në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja për lidhje biznesore dhe investime.

“Si Qeveri dhe si ministri, do të punojmë intensivisht në zhvillimin e parqeve industriale dhe në mbështetjen e kompanive vendore dhe të huaja, të cilat e shohin Kosovën si destinacion të volitshëm për investim”, tha ministrja Kusari-Lila.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026