Në seancën e parë të jashtëzakonshme të mbajtur për vitin 2024, ku po diskutohet për çmimin e energjisë elektrike, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari - Lila tha se kërkesa e sotme e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme nuk përmban asnjë risi, porse sipas saj, është saktësisht kopje dhe përsëritje e të njëjtave kërkesa nga vitet e kaluara.
Kusari-Lila theksoi se rezoluta e prezantuar nga partitë opozitare nuk është serioze dhe nuk kontribuon në ofrimin e zgjidhjes.
Ajo derisa iu drejta partive të opozitës, tha se zgjidhjet e vetme që ata kanë ofruar në vazhdimësi kanë qenë seanca të jashtëzakonshme dhe komisione hetimore për gjendjen e sektorit e energjisë elektrike. Derisa tha se ata në vazhdimësi kanë abstenuar në votime e mospjesëmarrje në zhvillimin e politikave për sektorin e energjisë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...