Kusari- Lila: Nuk ka krizë të furnizimit me derivate
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kusari- Lila: Nuk ka krizë të furnizimit me derivate
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk ka krizë të furnizimit me derivate.
Kusari-Lila përmendi se inspektimet për operatorët e derivateve po vazhdojnë nga MINT, ku theksoi se deri më tani janë realizuar 200 inspektime dhe janë gjetur katër shkelje.
“Gjatë këtyre javëve, janë realizuar 200 inspektime në bashkëpunim të ngushtë të institucioneve, jo vetëm Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, por Administrata Tatimore e Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës. Nga të dhënat e siguruara gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ka pasur katër shkelje të cilat subjektet ekonomike, operatorët për shitjen e derivateve i kanë bërë në raport me moszbatimin e marzhës më të lartë. Të katërta janë shqiptuar dënimet konform ligjit në fuqi dhe gjithashtu janë përcjellë pastaj me vizita të tjera respektivisht në përcjellje të situatës në raport me çmimet se masa e dytë pas masës së parë ka të bëjë me tërheqje të licencës për operim tërësisht”, tha ajo.
Ministrja Kusari- Lila tha se nuk ka rënie të ndjeshme të furnizimit, prandaj sipas saj, nuk cilësohet si krizë.
Edhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për rritjen e çmimit të derivateve, Kusari- Lila tha se nuk është në masën sa është rritur çmimi i derivateve.
Pesha kryesore në shportën e konsumatorit, sipas saj, ka të bëjë me projektligjin për masat e përkohshme në rast të destabilizimit të tregut.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.