Kusari: Qeveria e Kuvendi po injorojnë rekomandimet e Këshillit të Evropës për ligjin e KPM-së
Lexohet për: 1 min.
448210690_10160213467228244_1266333374983565046_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Flutura Kusari ka shkruar se qëllimi i ndryshimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) nga Qeveria, është kontrollimi i mediave online dhe kapja politike e KPM-së.

Projektligji është draftu nga Zyra e Kryeministrit Kurti dhe ndryshimet janë sikur ato që i kishte propozuar Zyra e Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri (pakoja Anti-Shpifje).

“Këshilli i Evropës pasi gjeti që projektligji devijonte nga standardet evropiane - fjala devijim përdoret në analizë - përmes një analize ligjore pati ofru 12 rekomandime për të përmirësuar projekligjin. Pra reagimi jonë nuk ishte dezinformatë por një ekzpertizë e nivelit superior. Po ashtu, Forumi për Integritet të Informacionit (NDI) i pati dërgu Komisionit për Media komente për të përmirësuar draftin. Në këtë mënyrë, Komisioni për Media e ka pas mundësi që duke i adresu rekomandimet e Këshillit të Evropës, të Forumit etj, të draftonte një nder ligjet më të mira në Evropë. Por çka bën VV?  VV vendosë që të injorojë 83% të rekomandimeve të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025