Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se zgjedhjet e reja do të prodhojnë përsëritje të rezultatit.
"Nuk është çështje te 61 por te 80-shi. Unë nuk besoj qe zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje, Zgjedhjet e reja, përkundraz,i do të jenë vazhdim i agonisë që është e panevojshme. Dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro për përsëritje të rezultatit", tha ai.
Kryeministri Kurti ka folur për takimet që ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
"Kur s'më dhanë emra, thash t’ju jap një emër, Andin Hoti. Ukshin Hoti është unik. Andaj Andin Ukshin Hoti ishte një propozimi yni që së paku të fillojmë të diskutojmë. Nuk u pranua. Nuk u pranua që të ketë edhe më tutje takime të diskutojmë. U kërkua që të nënshkruaj marrëveshje pa emra, por me zotim absolut. Më vjen keq, por nuk është e mundur me gjithë vullnetin tim qe të ecim përpara", tha ai.