Kurti viziton Konsullatën e Kosovës në Hamburg: Shërbime sa më të mira për qytetarët
Lexohet për: 1 min.
448954804_1015439379949789_5796320258527218671_n
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Hamburg ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Rotherbaum, në një nga lagjet më të bukura të qytetit, përballë stacionit të metrosë Hallerstrasse.

Kurti theksoi se ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë për mbrojtjen e imazhit të Kosovës në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët.

“Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të vendit tonë në botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024