Kurti uron Italinë për 78-vjetorin e Republikës
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtare.

Ai në 78-vjetorin e Republikës Italiane ka shprehur urimet e përzemërta për miqtë dhe aleatët italianë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të thellojmë lidhjet tona bazuar në përkushtimin tonë për demokraci, përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.

Më 2 qershor 1946, në një referendum, italianët votuan për ta kthyer Italinë nga monarkia në Republikë.

Pas 85 vjetësh mbretëri, me 12 milionë e 718 mijë e 641 vota pro dhe 10 milionë e 718 mijë e 502 kundër, Italia bëhet Republikë.

Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez dhe 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara - ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar Deklarata e Pavarësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024