Kurti uron fillimin e pilotimit të arsimit dual
Lexohet për: 2 min.
7.9.2022 - ZKM (5)11
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me rastin e fillimit të pilotimit të arsimit dual, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Gjatë vizitës në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe në biznesin partner në zbatim, u theksua roli kyç i arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, thuhet në komunikatën për media.

“U vlerësua bashkëpunimi institucional midis sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe sektorit privat, si parakusht i domosdoshëm për sistem të suksesshëm të arsimit dual. U theksua se në rastin e Kosovës faktor mbështetës në transformimin e AAP-së është përfshirja e mërgatës, që sjellë përvojat nga shtetet gjermanofolëse për t’i përshtatur në kontekstin tonë”, thuhet po aty.

Arsimi dual ka filluar të pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor 2022/2023 me pesë klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: floktari, kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere dhe murator. Për dallim nga modeli paraprak, nga ky vit shkollor të rinjtë do të kenë mundësi, që gjatë tri viteve të shkollimit, ta kalojnë më shumë se gjysmën e kohës në vende reale të punës. 

Kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura, që u përgjigjen kërkesave të tregut dhe është iniciuar nga MAShTI me mbështetje të fondacionit Besa dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve vendore dhe donatorët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025