Kurti u bën thirrje qytetarëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti u bën thirrje qytetarëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
Albin Kurti07
07/06/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Kurti pas votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, tha se sa më e madhe të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe më solid stabiliteti i tyre.

Kurti, u kërkoi qytetarëve që të verifikojnë qendrën e tyre të votimit dhe të dalin e të votojnë.

“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, e diel me diell. Para se të vij këtu, e vërtetova në uebfaqen në KQZ se a e kam saktësisht këtu sikurse herën e kaluar vendvotimin. Kur u konfirmua kjo gjë, u nisa prandaj i sugjeroj të gjithë qytetarët e republikës që paraprakisht ta kontrollojnë vendvotimin dhe atëherë kur e verifikojnë që e kanë aty, të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Ai, uron që mos të mbahen përsëri zgjedhjet parlamentare.

“Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve e aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë prandaj edhe u bëj thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të kuvendit të republikës në legjislaturën e 11.. Uroj që për zgjedhje parlamentare këtu do të shihemi pas katër viteve”, tha Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026