Kurti u bën thirrje Policisë së Kosovës për shtim të sigurisë në komunikacion
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti u bën thirrje Policisë së Kosovës për shtim të sigurisë në komunikacion
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i bënë thirrje Policisë së Kosovës të shtoj veprimet e saj të sigurisë në drejtim të parandalimit të rregullave në komunikacion.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti përmendi aksidentet e fundit në vend që kishin përfunduar me fatalitet.
Ai u bën thirrje edhe qytetarëve për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit.
“Ditëve të fundit po shohim e dëgjojmë lajme të këqija nga aksidente të shpeshta me fatalitet në rrugët tona. Ju lutem për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit. I bëj thirrje Policisë së Kosovës të shtoj veprimet në drejtim të parandalimit të tejkalimit të rregullave që do të mund të qojnë në aksidente në komunikacion”, tha Kurti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.