Kryeministri i vendit, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve jorezident të Kosovës, për t’u regjistruar përmes platformës online e-Diaspora.
Kryeministri Albin Kurti gjatë thirrjes së tij përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, bashkatdhetarët i cilëson si pjesë të pandashme të Kosovës.
“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun. Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024”, u shpreh 49-vjeçari”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti shton se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh.
Ai më tej ka thënë se mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, “andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush”.
Ndërsa, në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës. Megjithatë, regjistrimi për këtë pjesë është i hapur deri me 31 gusht. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, derisa thekson rëndësinë e këtij procesi për qytetarët me nënshtetësi kosovare, paralajmëron penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen.