Kurti tregon për raportet tregtare me Holandën dhe Luksemburgun
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ai shtoi se janë të interesuar për zgjidhje evropiane, për çka ekziston marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit të saj. Pas takimit me kryeministrat, atë të Holandës dhe të Luksemburgut, shefi i ekzekutivit shtoi se kjo marrëveshje duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushte. Ndërkaq, homologët e tij thanë se në takimin e sotëm kanë shprehur brengat e tyre për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se raportet me këto dy vende janë të shkëlqyer, ku shtoi se mbështetja e këtyre dy vendeve për zhvillim ekonomik dhe avancimin demokratik, kanë ndihmuar përmirësimin e mjedisit e biznesit.

Kurti tha se ka ftuar kryeministrin holandez për një konferencë Holandë-Kosovë për teknologji të informacionit.

Në takimin me homologët nga Holanda dhe Luksemburgu, shefi i ekzekutivit shtoi se ka kërkuar që të njëjtit të ndihmojnë për programin të NATO-s.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte theksoi se përfshirja me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor është më e afërt se kurrë.

Ai shtoi se Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë.

Edhe kryeministri i Luksemburgu, Xavier Bettel theksoi se nuk janë në Kosovë për të gjykuar, por për të dëgjuar.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkryeministri-i-holandes-dhe-i-luksemburgut-kerkojne-uljen-e-tensioneve-ne-veri/

Kryeministri i Holandës dhe Luksemburgut janë pritur me nderime shtetërore nga kryeministri Albin Kurti në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”. Të njëjtit janë takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024