Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher.

Në takim u bisedua konkretisht rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së Kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zyreje.

Kjo zyrë do të punojë ngushtë me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë në sigurimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe do punësojë deri në 15 përkthyes, në mënyrë që ligjet dhe aktet nënligjore të paraqiten në të dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës me saktësi të plotë përkthimi.

Me këtë angazhim të Qeverisë, po sigurojmë edhe sundimin e ligjit edhe zbatimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti i falënderoi ambasadorët Davenport dhe Sprecher për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024