Kurti takoi përfaqësues të kompanive tregtare, diskutuan për ambientin e të bërit biznes
Lexohet për: 1 min.
ZKP ZKM 14 3 2023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.

“U diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se, sipas raportit të Fondacionit Ndërkombëtar Monetar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025