Kurti takoi Dendias: Greqia, mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Lexohet për: 1 min.
kurti-120323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Greqisë.

Ai ka potencuar se Greqia është mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan KosovaPress

“Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t'i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Kurti.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin./E.Krasniqi

https://kosovapress.com/osmani-dhe-dendias-diskutuan-per-procesin-e-dialogut/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025