Kurti takohet në Bukuresht me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Rumani
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Bukuresht, ku mori pjesë në  konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), ka takuar edhe përfaqësuesve të mërgatës shqiptare në Rumani. Kurti së bashku me zëvendëskryetarin e Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) Luan Topçiu dhe doktorin për shkencat dhe inxhinierinë e metalurgjisë, Përparim Demi, vizituan gjurmët e rilindësve dhe patriotëve shqiptarë në Bukuresht.

“Nga pllaka përkujtimore e kishës “Shën Nikolla” ku shënohet se aty ka meshuar për herë të parë në gjuhën shqipe rilindësi Fan S. Noli në vitin 1911, e deri te parku Herastrau ku gjendet edhe busti i poetit tonë të madh, Naim Frashërit, jo larg atij të Viktor Hugos. E vizituam dhe bustin e Ismail Qemalit te “Grand Hotel Continental” ku me 5 nëntor të vitit 1912, ai së bashku me Luigj Gurakuqin u takua me atdhetarë të tjerë para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë,” ka shkruar Kurti në Facebook. Në konferencën e PES-it, midis përfaqësuesve të partive të ndryshme, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në pritjen e homologut të tij rumun Marcel Ciolacu, teksa aty morën pjesë edhe kandidati i PES-it për president të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, ish-kryeministri i Suedisë Stefan Löfven, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe shumë përfaqësues të tjerë prej partive anëtare të PES-it. Kurti me këtë rast ka kërkuar që të mbështetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, veçanërisht në votimin e radhës këtë muaj në Asamblenë Parlamentare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024