Kurti takohet me udhëheqësen e Komitetit amerikano-hebraik, flasin për thellim të bashkëpunimit
Lexohet për: 1 min.
ZKP ZKM 24 10 2022 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në zyrën e tij, udhëheqësen e Komitetit amerikano-hebraik, Avital Leibovich.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë e sigurisë edhe asaj të kulturës, marrë parasysh historinë e përbashkët të miqësisë nga e kaluara.

Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë, përmes dinamizimit të komunikimit dhe të vizitave të ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë të të dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e mbështetur restaurimin dhe revitalizimin e ndërtesës e cila do të akomodojë Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren.

“Kjo qendër, ndër të tjerash do të prezantojë ekspozitën ku do të shfaqet historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe historia e komunitetit Hebre në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025