Kurti takohet me Sorensenin, “për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti takohet me Sorensenin, “për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”
Sorensen
23/02/2026 - 17:27
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”, thuhet në njoftimine Zyrës së Kryeministrit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026