Kurti: Strategjia e e-Qeverisjes 2023-2027 rrit mirëqenien e qytetarëve
Lexohet për: 2 min.
kurtii-060423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Strategjia e re për e-Qeverisje 2023-2027 vendos vizionin për një administratë publike të digjitalizuar, e cila ndikon në mirëqenien e qytetarëve.

Në konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”, Kurti tha se digjitalizimi rrit transparencën dhe llogaridhënien.

Sa i takon transformimit digjital, shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se

Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun.

“Strategjia e re e e-Qeverisjes 2023-2027 që sot po e prezantojmë e vendos vizionin tonë për një administratë publike të digjitalizuar, e cila ndikon në mirëqenien e qytetarëve. Ajo, po ashtu e maksimizon efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes si dhe ndikon pozitivisht në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit...”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se fokusi i kësaj ministrie ndër të tjerash është edhe transforimimi digjital.

Ai tha se ky transformim rrit mirëqenien e qytetarëve dhe mundëson rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit.

Ndërkaq, mbasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde shprehu gaditshmërinë e shtetit të tij për Kosovës për përmirësimit të digjitalizimit në Kosovë.

Ai tha se fal bashkëpunimit të tyre janë përmirësuar shërbimet publike dhe zhvillimi i biznesit dhe cilësia e jetës për të gjithë qytetarët.

Ai, moment të rëndësishëm e konsideron edhe miratimin e strategjisë së qeverisjes elektronike, e cila sipas Rohde e përafron Kosovën me anëtarësimin në BE./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025