Kurti: Serbia po sillet si “Rusi e vogël”
Lexohet për: 1 min.
ALBIN-KURTI-131123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sërish sot për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit. Në krye dhe prapa këtij sulmi, Kurti shtoi se është presidenti i Serbisë, ku shtoi se përpara janë kriminelët. Sipas tij, Serbia po sillet si “Rusi e vogël”. Kështu u shpreh Kurti gjatë vizitës zyrtare në Austri në një intervistë për ORF-në, mediumin shtetëror në këtë vend.

Ai foli sërish për agresionin serb të datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Shefi i ekzekutivit theksoi se sulmi është organizuar nga ish-numri dy i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin e ka pranuar vetë ai.

Albin Kurti shtoi se prapa këtij agresioni qëndron presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se agresioni duhet të dënohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i qeverisë kosovare tha se Serbia po sillet sikur një “Rusi e vogël”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025