Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë.
Në seancën e Kuvendit që i dedikohet Ditës së Mësuesit, kreu qeveritar tha se krahas reformave, edukimi duhet të jetë i lidhur edhe me tregun e punës.
Kurti, para deputetëve, tha se Kosovës i nevojitet një epope e arsimit.
“Siç çdo kombi edhe ne duhet asgjë më pak se një epope e arsimit. Një epope që e shpall arsimin. Ashtu siç epopeja e që e përkujtuam pardje, dje dhe sot, si epopeja e lavdishme që na shpalli vullnetin për liri, çlirim bashkim dhe pavarësi. PO ashtu na lypet një epope që na ngjallë inteligjencën, vendosjen e vullnetit në racionalitet”, tha ai.
“Jam i vetëdijshëm se një shtet dhe një shoqëri nuk mund të ecë në një mënyrë afatgjatë në ekonomi dhe politikë, po nuk eci përpara në arsim. Çdo sukses në ekonomi dhe politikë nëse nuk shoqërohet me një arsim të lartë është se nevojat e përditshme është sukses i përkohshëm”, tha ai.