Kurti pyetet për implantet stomatologjike: S’jam në dijeni as nga përvoja dhe as nga të dhënat
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë përurimit të Klinikës Emergjente në QKUK, janë pyetur për implantet stomatologjike, pasi tash e shtatë muaj janë bërë vetëm dy implante dhe shuma e tyre është 400 euro, ose e përafërt me atë të sektorit privat.
Kurti është përgjigjur se nuk është në dijeni për implantet as nga përvoja, e as nga të dhënat.
“Nuk jam në dijeni sa implante janë vërë në Klinikën Stomatologjike as nga përvoja, e as nga të dhënat”, ka thënë ai.
Ndërsa, ministri Vitia ka thënë se grupi punues brenda Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me profesionistët e fushës nga stomatologjia janë në përfundim të udhëzimit të ri dhe çmimores së re.
“Janë bërë investime të theksuara dhe shumë të nevojshme në stomatologji, një prej tyre është edhe implanti. Është e vërtetë që ka qenë një udhëzim administrativ i cili i ka pasur çmimet jo në nivelin i cili duhet të jetë për qytetarët e Republikës dhe menjëherë pas këtyre investimeve dhe shërbimeve të reja gjatë këtij viti, që kanë qenë tre, grupi punues brenda Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me profesionistët e fushës nga stomatologjia janë në përfundim të udhëzimit të ri dhe çmimores së rr”, ka shtuar ai.