Kurti pritet nga Scholz: Tash është momenti për ta bërë të suksesshëm Procesin e Berlinit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
463380789_1091654738994919_2438240789224958544_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit.

Ai ka vlerësuar lartë rolin që sipas tij ka luajtur Procesi i Berlinit për të sjell më afër BE-në në vendet e Ballkanit e Perëndimor.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”,ka shkruar Kurti në rrjetin social X./KosovaPress./

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024