Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me udhërrëfyesin e dakorduar dje në Bruksel po përfundojnë një problematikë të trashëguar në sektorin e energjisë.
“Buxhetit do t’i kursehen dhjetëra milionë euro në vit të paguara më herët për të mbuluar koston e energjisë në veri të vendit. Udhërrëfyesi i dakorduar do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do të mbikëqyr zbatimin e këtij dakordimi. Do të mundësohet përfundimi definitiv i një problematike të trashëguar të pagesës së energjisë në katër komunat e vendit. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, ka thënë Kurti në hapjen e mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.
“Ministrja e Ekonomisë po vazhdon diskutimet kudo në Kosovë për draftin e kësaj strategjie”, ka shtuar Kurti.
Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që transformimin e sektorit të energjisë ta bëjë duke siguruar drejtësi sociale.