Kurti: Për të ruajtur bashkësinë ne duhet të luftojmë diskriminimin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor është zotuar se do të punojnë për të mposhtur racizimin dhe për të luftuar pabarazinë.
Kurti para të pranishmeve tha se për të ruajtur bashkësinë duhet të luftojnë diskriminimin, e për të trajtuar këto raste ai shtoi se duhet të punojnë gjithë së bashku.
Kurti shtoi se me investime nga Qeveria në këtë drejtim synojnë që të ofrojnë praktika për të rinjtë nga komuntietet jo shumicë, me qëllim të ketë përfshirje më të madhe nga to.
Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Kroat, Veljko Kajtazi përmes një videomesazhi tha se përmes bashkëpunimit me institucionet po mundohen të bëjnë më të mirën për të larguar diskriminimin mes komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Ky samit ka për qëllim të bashkojë vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveritë, shoqërinë civile, ekspertët e pavarur, individë të komunitetit për të trajtuar kolektivisht diskriminimin ndaj komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian. /E.Krasniqi/