Kurti për të pagjeturit: Nevojitet mobilizim ndërkombëtar që kriminelët të mbahen përgjegjës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi. Ai u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

"Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për faktet e krimit. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviçit ne Beograd. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave", deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

https://kosovapress.com/25-vjet-pritje-e-ankth-ali-havolli-rrefen-mes-loteve-per-vellain-e-zhdukur

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024