Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në orët e fundit, ndërkohë në dhjetëra shkolla është pezulluar përkohësisht mësimi, transmeton Anadolu.
Reshjet e dëborës dhe shiut kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë, ndërkohë sipas autoriteteve nga reshjet e borës janë bllokuar edhe disa akse rrugore.
"Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor", thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë, problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe zona të tjera."Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq", thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë (SHMU) reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat veriore, verilindore, qendrore dhe juglindore të vendit./AA/