Kurti për humbjen nga Greqia: Lojtarët dhanë gjithçka
Lexohet për: 2 min.
.0 Albin Kurti dhe Kancelari Austriak 180322 (24 of 33) (9)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me humbjen nga Greqia me rezultat 2-0 Kombëtarja e Kosovës i ka humbur të gjitha mundësitë që të sigurojë pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në katër ndeshjet e zhvilluara morën dy fitore dhe dy humbje nga të cilat kanë mbledhur gjashtë pikë, raporton KosovaPress.

Për humbjen ndaj grekëve ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.

“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutën e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Ai më pas ka kërkuar që të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës.

“Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, ka shkruar ai në fund.

Dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve Kosova i zhvillon në fund të muajit shtator kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025